Ndërhyn ish ambasadori, portieri i Lushnjes drejt Ferencvaroshit 8 Tetor Portjeri i Lushnjes, Mikel Spaho, është një siguri e madhe për portën verdhëjeshile. Një pjesë e suksesit të tij, është e hungarezit Shandor Szabo, dikur një trainer në fushë, sot një trajner në distancë për portierin 26 vjeçar. “I ndjek udhëzimet e tij dhe kontaktet i mbaj të vazhdueshme, sepse e ardhmja ime mund të jetë Ferencvarosh. Tani që po afron ndeshje me Hungarinë, Shandor po më ngacmon, por unë i kam bërë mesazhin tim: Ndeshjado të përfundojë 1-1”. Më tej portieri i Lushnjës përgëzoi shokët e tij të skuadrës, për takimin e fundit në Peqin. “Ndaj Shkumbinit pashë 14 heronjë në fushë. Luajtëm në një “moçal”, kundër një kundështari që vetëm godiste me shkelma dhe në fund bëmë shfaqen më të mirë”, tha Spaho.
Hasalla Pas dy ditëve pushim verdhëjeshilët kanë dalë në terrenin stërvitor, ku do të shfrytëzojnë periudhën e pushimit, për të riparuar difektet e përsëritura në javët e para të kampionatit. “Fitorja në Peqin – thotë Hasalla do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin, që në këtë periudhë pushimi të bëjë maksimumin, për përsosmërinë e gjithçkaje që është e mundur. Bëmë një ndeshje të madhe në Peqin. Luftë me terenin, luftë me kundështarin dhe luftë nervash me gjyqtarët. Mendoj se lufta jonë duhet të vazhdojë. Personalisht, kam bërë një ndeshje të mirë në Peqin, por do të punoj me mesfushorët, që manovra në të majtë të arrijë maksimumin e mundshëm. Dua të marr më shumë gjëra përsipër dhe të hedh sa më shumë topa në zonë nga e majta”, u shpreh veterani i verdhëjeshilëve Blerim Hasalla.
Kampionati Kombetar i Futbollit – Kategoria Superiore
Shiu dhe një veteran,Peqini përmbytet i tëri
Shkumbini – Lushnja 1-2
| Shënues: Turdiu 16’(11m) / Bubeqi 45 G.Çela 75(11m) E shtunë 4 tetor 2008, ora 15:00 në fushën sportive të Peqinit Shkumbini: Llani, Pashja, Shameti, Gallo, Grami, Turdiu, Byzhyti (Gërxho 73’), Shenaj, Delijovski, (Dervishi 30’) Nora, Rizvanolli. Trajner: G. Magani Lushnja: Spaho, E.Çela, Xhafa, Hasalla, P.Arbri (Dhima 66), G.Çela, G.Arbri (Topi 70), Koreshi (Sekseri 32), Bubeqi, K.Arbri Bokotola Trajner: S.Malko Gjyqtarë: B. Pashaj, S. Lamçja D. Agarai |
Fusha e Peqinit nuk është e pathyeshme. E ka vërtetuar dje Lushnja, e cila ka prishur “virgjërinë” e shtëpisë së Shkumbinit. E gjithë paraditja e së shtunës ka patur një mot të mirë në qytetin e Peqinit mirëpo në 30 minutat e para të saj ka filluar një shi i rrëmbyeshëm, të cilin arritën ta shfrytëzojnë më së miri lojtarët lushnjarë. Pjesa e parë e takimit ka nisur me një rast të miqve me anë të organizatrit të tyre Bokotola, por Llani tregohet i vëmendshëm. Pas saj janë peqinasit të cilët e kërkuan me cdo kusht golin dhe në minutën e 15të, Shenaj arrin të marrë një 11m të cilin Erald Turdiu e ka kthyer në gol. Mirëpo ky gol i shënuar u duk se ndikoi negativisht për peqinasit të cilët e menduan si të mbyllur takimin duke e ulur mjaft tempin e lojës. Mesi i pjesës së parë korespondon me një shi të rrëmbyeshëm, i cili e rëndoi shumë fushën dhe nuk i lejoi lojtarët e të dyja ekipeve të shprehnin vlerat e tyre. Kjo i detyroi të dy teknikët të këshillojnë lojtarët e tyre të luajnë me topa të gjatë ku në njërin prej tyre, atë të minutës së fundit, ish sulmuesi i Shkumbinit Dorian Bubeqi, përfiton dhe i vetëm përballë Llanit, godet duke barazuar takimin. Me fillimin e pjesës së dytë u duk se peqinasit do të reflektonin me lojën e tyre dhe do të kthenin rezultatin por në minutën e 66 të mesfushori Turdiu, shënuesi i golit të vetëm të peqinasve ka marrë një karton të kuq duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Edhe pse me një forcë mangët, peqinasit nuk i reshtën sulmet në portën e miqve, por ishte e qartë se mungonte lojtari gol, ai që duhet të shtynte topin në rrjetë. Peqinasit disa herë u gjendën në pozicione të mira përballë Spahos por gjuajtjet ishin për t’u harruar. Nga ana e tyre lushnjarët menduan edhe për kundërsulmin ku në njërin prej tyre arritën që me anë të sulmuesit të tyre Bubeqi të marrin edhe një 11m, të cilin e ka kthyer në gol një ish futbollist tjetër peqinas, kapiteni lushnjar G.Cela. Ky gol vulosi edhe rezultatin e takimit në Peqin. Vetë tifozët, përveç se kanë duruar shiun e rrëmbyeshëm të pasdites, kanë marrë një dush të ftohtë nga miqtë lushnjarë për t’u treguar më së shumti se fitorja u takon atyre që japin në fushën e lojës më të mirën dhe janë rezultativë. Në fundin e takimit peqinasit e kishin të vështirë të gjenin kaq shpejt arsyet e kësaj humbje dhe fajtorët direct. Për këtë arsye tekniku Magani ka bërë më të vështirën dhe të pazakonshmen, teksa nuk ka pranuar të prononcohet për mediat e shumta sportive. Kjo humbje jo vetëm që prishi “virgjërinë” e fushës së Peqinit, por i detyroi këta të fundit ta shohin veten disa shkallë më poshtë në renditje. Dhe lamtumirë vendit të dytë
| Si radhë herë asnjë nga trajnerët nuk ka pranuar të prononcohet në fundin e takimit
Malko: Askush s’mund të hedhë baltë mbi Lushnjënrajneri lushnjar Sajmir Malko nuk e quan rastësi fitoren e ekipit të tij në PeqinLushnjarët i janë gëzuar tripikëshit të parë në transfertë, kur në ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit, kanë dalë fitimtarë nga fusha sportive e Peqinit, ku mposhtën Shkumbinin me rezultatin 2 – 1. Keto jane lajmet e fundit nga ekipi! Per cdo paqartesi ose info kontaktoni me administratorin e ketij siti ose ne kslushnja.webs.com ju faleminderit!Stafi i Lushnja WARRIORS! |
|

