Shënues: Bogdani 46′, K.Duro 84′, Dallku 90′
SHQIPERIA: Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Agolli, K.Duro (B.Berisha 86′), E.Bulku (E.Beqiri 55′), Hyka, Skela, Lala, Bogdani (Salihi 72′). TRAJNER: Ari Han
MALTA: Haber, Xuereb, Bajada, Dinech, Agius, Bifa (Rendo 46′) Misfut, Samut, Shembri, Pace. TRAJNER: Dusan Fitzel
GJYQTARE: R.Schoergenhofer, E.Breuter, R.Buch (Austri)
Kartonë të verdhë: Dallku, E.Beqiri, Cana, / Bajada
Minutë pas minute
3′ Kuqezinjtë e kanë nisur në sulm. Hyka në krahun e majtë të sulmit tonë furnizohet me topa të gjatë nga mbrotja dhe mesfusha e Shqipërisë.
5′ Rast i artë për gol nga ana e Shqipërisë. Bogdani ul me gjoks një top për Klodian Duron, që, i vetëm me portierin maltez, gabon rëndë, e dërgon topin jashtë kuadratit kundërshtar.
10′ Goditja e parë nga këndi për maltezët, që vizitojnë po për herë të parë portën kuqezi. Zona kuqezi spastrohet me kokë nga Lorik Cana.
16′ Një top i gjatë për Dallkun në krahun e djathtë të mesfushës kuqezi, por miqtë e bllokojnë mbrojtësin në inkursionin e tij. Megjithatë, Skela bën një sllaom, duke futur një top në zonën mike, ku topi endet për gati 2 minuta, por nuk konkludojmë dot.
20′ Maltezët shohin më shumë drejt portës sonë. Mundohen me topa të lartë, por mbrotja kuqezi është në lartësinë e duhur, duke larguar çdo rrezik për Beqajn.
22′ Kundërsulm i maltezëve, që gjen të papërgatitur mbrojtjen kuqezi. Vetëm dalja e portierit Beqaj, në kohën e duhur, shmang një gol të sigurtë për miqtë.
29′ Bogdani vepron bukur në zonën mike, duke e mbrojtur topin, aty i ndërhyjnë në mënyrë të dyshimtë mbrojtësit maltezë, por gjyqtari austriak nuk është i mendimit për penallti. Loja vazhdon.
35′ Krahu i majtë i mesfushës sonë nuk funksionon si duhet. Agolli nuk përparon në ndihmë të sulmit, kështu që loja e tanëve është e zbehtë dhe pa rrezikshmëri.
37′ Gjuajtje predhë e Skelës nga rreth 20 metra largësi, pret në pozicion portieri maltez.
40′ 43′ Tri goditje këndi radhazi për tanët. Gjithçka mbyllet me një gjuajtje për t’u harruar nga Duro, përballë portierit mik. 44′ Ervin Bulku vepron bukur në të djathtë të sulmit kuqezi, fut një top të artë në zonën mike për Bogdanin, i cili shtrihet tokazi për ta goditur “sferën”, por nuk e arrin dot.
45+1′ 1 0. Goool Bogdani! Shqipëria kalon në avantazh. Krosimi i Klodian Duros goditet bukur me kokë nga “Er Bomber”, që gjen rrjetën e portës malteze. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e Shqipërisë 1-0.
47′ 54′ Tanët luajnë disi të tërhequr, ndërkohë që miqtë shohin më shumë drejt portës së Beqajt, si duket për të barazuar. Sidoqoftë, ata mbeten larg zonën së rreptësisë kuqezi, pasi tanët janë në lartësinë e duhur.
55′ Del nga loja Ervin Bulku, futet në fushë në vend të tij Elvin Beqiri. Kjo lëvizje nxjerr përpara, në mesfushë, Lorik Canën.
57′ Rast i artë për golin e dytë kuqezi. Dallku fut bukur një top në zonën mike, ku Hyka, i vetëm me portierin maltez, bën të pamundurën, gjuan jashtë kuadratit, në të njëjtin pozicion ku shënoi ndaj Lihtenshteinit.
62′ Bogdani bën gjithçka bukur në zonën e maltezëve. Vallëzon me topin mes mbrojtësve miq, gjuan, por fatkeqësisht jo saktë, ngjitur me shtyllën pingule të portës së Maltës.
65′ Karton i verdhë për Beqirin, për ndërhyrje të gabuar, të verdhë edhe për Canën, për protestë.
72′ Ndërhyrje e gabuar e maltezëve ndaj Bogdanit, i cili e ka të pamundur të vazhdojë më tej lojën. Në vend të tij hyn Hamdi Salihi.
78′ Duro vepron bukur në zonën malteze, zbulohet i vetëm me portierin mik, gjuan fort, por goli evitohet nga portieri maltez, i gjendur në pozicion.
82 83′ Drithëria në portën tonë. Dy raste tejet të rrezikshme në portën e Beqajt, por ky i fundit tregon vlerat e tij të larta si portier, duke evituar gola të sigurtë.
84′ Gooool, 2 0! Kundërsulmi i tanëve. Hyka fut një top të zgjuar në zonën malteze, ku Klodian Duro, duke shfrytëzuar një dalje huq të mbrojtësit mik, gjuan tokazi dhe shënon golin e dytë për Shqipërinë.
89′ Berisha gjuan fort drejt portës mike, por grushton mrekullisht portieri maltez.
90′ Gooool, 3 0! Goditje këndi për Shqipërinë. Ekzekuton Skela, topi gjen kokën e Dallkut, që shënon golin e tretë, duke mbyllur ndeshjen me fitore 3 0 për kuqezinjtë tanë, që renditen të parët në grupin tonë kualifikues, me pikë të barabarta me Suedinë dhe Danimarkën, por me golaverazh më të mirë se nordikët.
Trajneri kuqezi ka thënë se ekipi nuk do të zhvillojë me Suedinë një lojë shumë ndryshe nga e kaluara
Hani, “gjurmëve” të Bariçit për Suedinë
Për trajnerin e kombëtares, Ari Han, Shqipëria ka shumë punë për të bërë. Koha e paktë që ka pasur në dispozicion dhe zhvillimi i vetëm dy miqësoreve, ka bërë që filozofia e Hanit për lojën të jetë e vështirë për t’u zbatuar nga kuqezinjtë. Me Suedinë, edhe pse holandezi mendon se ndeshja duhet fituar, loja pritet të mos ketë ndryshime nga ndeshjet e kaluara, kur ishte epoka e kroatit Oto Bariç. Këto dhe përshtypjet e tij të para pas tri ditë stërvitjesh, trajneri Ari Han i shprehu dje nga kompleksi “Skënder Halili”, ku kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet anti-Suedi. “Jam i kënaqur nga këto tri ditë stërvitje, por kemi shumë punë për të bërë, pasi filozofia ime ndryshon me mënyrën se si ka luajtur futboll Shqipëria deri më tani. Kjo do të thotë që unë për momentin duhet të përshtatem, sepse natyrisht më mungon edhe koha për të vënë në “jetë” këtë filozofi,”- tha fillimisht trajneri kuqezi.
“Loja me Suedinë, pak ndryshime nga e kaluara”
Më pas, holandezi flet rreth përgatitjeve, kundërshtarit, si dhe për Shqipërinë që do të shihet të shtunën në “Qemal Stafa”.
“Ajo çfarë unë po përpiqem të bëj në këtë moment, është që çdo futbollist nga ana individuale duhet të përmirësojë pozicionin ku ai luan. Pa harruar që ndeshjen me Suedinë ne duhet ta fitojmë. Dua të theksoj se Shqipëria nuk do të luajë me Suedinë shumë ndryshe, nga çfarë ka luajtur në të kaluarën, sepse më mungon edhe koha. Natyrisht, Suedia nuk është kundërshtari i parë më i fortë, pasi në grupin tonë ka edhe të tjerë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një grup shumë të vështirë, por do të bëjmë maksimumin që ndeshjen e parë ta përfundojmë në avantazhin tonë,”- u shpreh trajneri Han, i cili vlerëson angazhimin e lojtarëve dhe kushtet e stërvitjes.
“Lojtarët po stërviten ashtu si duhet dhe kanë një angazhim të madh. Ata po e përballojnë stërvitjen, por nga ana tjetër duhet të rriten më shumë. Tani kemi edhe dy ditë kohë për të rregulluar disa gjëra. Këtë herë duhet të theksojmë se kushtet e fushës janë të mira. Kemi pasur vështirësi në këtë aspekt, pasi, siç dihet, në prag të miqësores së fundit, zhvilluam vetëm një seancë.”
“Mbulimi i Ibrës? Nuk shënon vetëm ai”
Duke qenë se te kombëtarja e Suedisë në sulm luan një lojtar si Zlatan Ibrahimoviç, i gjithë opinioni është fokusuar tek ai. Megjithatë, për Hanin nuk duhet menduar se kush do ta mbajë shtatlartin e nordikëve, pasi nuk shënon vetëm ai. Holandezi thotë se “ylli” i Interit është një lojtar i eliminueshëm.
“Ne e dimë që Ibrahimoviçi është më i rrezikshmi, por nuk mund të them tani se kush do ta mbajë atë. Te Suedia nuk shënon gola vetëm Ibrahimoviçi, por edhe sulmuesi me eksperiencë Larson. Bindja ime është që këta dy lojtarë janë të eliminueshëm. Ajo që duhet ta mendojmë mirë është se Suedia në ndeshjet e fundit ka praktikuar një sistem të ri loje, me variantin 3 5 2. Eshtë kjo pika ku ne duhet të përshtatemi.” Edhe gjatë provave në stërvitje, Ari Han ka lënë të kuptojë se qendra e mbrojtjes kuqezi pritet të përbëhet nga lojtarë shtatlartë si Curri, Teli apo Beqiri, të cilët mund të mbulojnë sulmuesin e njohur të Suedisë.
“Nuk po shënojmë, kjo po më shqetëson”
Shënimi i golit është një problem tjetër për trajnerin kuqezi. Ai e ka vënë re këtë aspekt edhe gjatë stërvitjes së kuqezinjve. Këta të fundit tregohen të mefshtë para portës, duke humbur raste të pastra për shënim. I pyetur nga “Sporti shqiptar”, trajneri Han sqaroi: “Natyrisht që mungesa e golave më shqetëson. Janë disa gjëra, të cilat duhen llogaritur, sepse për të luajtur ashtu siç duam, me karakter sulmues, ne nuk arrijmë të shënojë dhe gola. Kjo do të thotë që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sidomos kur kemi të drejtën e goditjeve të lira. Unë mendoj se nga këto të fundit mund të arrijmë të shënojmë. Duhen shfrytëzuar shumë edhe goditjet nga këndi. Megjithatë, së pari ne duhet të kemi një skuadër dhe pastaj të rregullojmë këto gjëra.”
“Loja e Berishës, jashtë filozofisë sime”
Duke folur për ata që do të jenë në fushë të shtunën, holandezi i kombëtares theksoi se loja e Besart Berishës nuk është në filozofinë e tij. Ndërsa lidhur me Erion Bogdanin, trajneri nuk pranoi të komentonte. “Eshtë pak herët të bëj një gjykim për Berishën. Kam zhvilluar një bisedë të gjatë me të. Personalisht më duhet edhe pak kohë për ta vlerësuar sa më mirë. Ia kam bërë të qartë se çfarë pres prej tij. Gjithsesi, mund të them që Berisha është diçka ndryshe nga çfarë luhet futbolli i sotëm. Ai luan në një mënyrë, që s’i përket filozofisë sime. Për këtë qëllim kam folur gjatë me të. Bogdani? Nuk dua të përgjigjem për lojtarë të veçantë, pasi duhet të presim pak.” Për sa i përket formacionit, njëshi i stolit shqiptar deklaroi se 90% të atyre që do të jenë nga minuta e parë e ka të qartë

0 responses so far ↓
There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.