Blog i KS Lushnja > Miresevini LUSHNJA WARRIORS

Bylis, një njohje e vjetër për Lushnjën

Shtator 19, 2008 · Lini një Koment

i Lushnja, ashtu edhe Bylis, një vit më parë kanë luajtur në kategorinë e parë

Futbollistët e ekipit të Lushnjës kanë hyrë prej ditës së mërkurë në përgatitjet për ndeshjen e javës së katërt të kampionatit, atë të transfertës së Ballshit, ku do të përballen me ekipin që nuk ka
asnjë pikë. Nga të gjithë, në kampin verdhejeshil ky takim është konsideruar mjaft i rëndësishëm, edhe për faktin se pas marrjes së fitores në javën e kaluar në shtëpi ndaj Flamurtarit, kërkohet tashmë një vazhdimësi e rezultateve pozitive për skuadrën. Stafi teknik, me në krye Malkon, po bën gati strategjinë e tij për ndeshjen e radhës. Aktivizimi i të gjithë futbollistëve nuk është e mundur në këto momente, që skuadra të jetë kompakte dhe e fuqishme në fushën e lojës. Me sa duket, sërish në takimin e radhës, stafi teknik do t’u besojë atyre futbollistëve që janë përballur mjaft denjësisht me ekipin e Flamurtarit. Futbollistët janë aktivizuar edhe në role të ndryshme, si për shembull Polizoi Arbri, i cili luajti gjatë ndeshjes të dielën e kaluar si një mbrojtës i djathtë. Por ndoshta kjo për arsye se ekipit në atë ndeshje i mungonte qendërmbrojtësi, Erion Xhafa dhe ndoshta kjo mungesë pati edhe kompensimin e vet në repartin e prapavijës, ku përveç një momenti pakujdesie në minutat e fundit, ishte në lartësinë e duhur. Stafi teknik po bën “llogaritë” e tij gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që në ndeshjen e fundjavës të gjejë edhe njëherë tjetër atë sukses, të ardhur në momentin më kyç për ecurinë e ekipit. Lushnja do të luajë përballë Bylisit këtë javë të katërt të kampionatit, një ekip të cilin, si stafi teknik, ashtu edhe futbollistët e njohin mirë. Të dy ekipet e kësaj përballjeje vijnë në supërligë nga ai sezon i suksesshëm i vitit të kaluar në kategorinë e parë. Ballshiotët si kampionë të saj dhe lushnjarët pasi kanë fituar në “play off” me Kastriotin dhe morën në momentin e fundit një biletë për në superiore. Ballshiotët ishin një nga skuadrat që zhvilluan ndeshje miqësore me lushnjarët në “Roza Haxhiu” para startit të këtij sezoni dhe kjo nuk është lënë pa u analizuar edhe nga stafi teknik në kuadër të kësaj ndeshjeje, e cila kësaj radhe ka vlerat e pikëve në tabelën e klasifikimit dhe jo më për të parë gjendjen e skuadrave. Sipas burimeve brenda klubit të futbollit të Lushnjës, kemi mësuar se sot pasdite ekipi pritet të zhvillojë një ndeshje kontrolli, ku stafi teknik do të shohë edhe gjendjen e futbollistëve që mendon të aktivizojë në sfidën e radhës në kampionat, të dielën ndaj ekipit të Bylisit. Ekipi duket se e ka kaluar tashmë atë gjendje të vështirë që ka kaluar në startin e kampionatit dhe besimi është rikthyer në kampin verdhejeshil, prej të cilëve të gjithë presin një lojë të bukur dhe rezultative.

Kategori: Uncategorized

0 responses so far ↓

  • There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.

Lini një Koment