Blog i KS Lushnja > Miresevini LUSHNJA WARRIORS

Bylisi ngre “pusinë” për Lushnjën

Shtator 19, 2008 · Lini një Koment

Ballshiotët po përgatiten dhe kanë besimin e nevojshëm për të siguruar fitoren e parë

“Gjendja e skuadrës është përmirësuar dhe është rritur besimi që më së fundi do të dalim nga kolapsi ku jemi përfshirë gjatë javëve të para,” është shprehur mesfushori i Bylisit, Mariglen Kule, në prag të ndeshjes me Lushnjën. “Ka qenë thjesht një mosakordim me fillimin e kampionatit, ndoshta ka qenë edhe fati kundër nesh, pa llogaritur dhe mosdashamirësinë e gjyqtarëve në ndonjë ndeshje të veçantë. A është e lehtë ndeshja me myzeqarët? Jo, aspak. Kundërshtari ynë e ka kaluar situatën të cilën kemi vuajtur edhe ne në javët e para, pasi Lushnja arriti të fitonte ndaj Flamurtarit në javën e shkuar, ndaj një skuadre që nuk mund të llogaritet si skuadër e lehtë. Kështu që Lushnja vjen e motivuar për të vazhduar më tej. Ne i njohim kundërshtarët tanë, pasi kemi bërë të njëjtin evolucion dhe kemi ardhur nga e njëjta kategori. Lushnja është një ekip që gjithmonë të krijon probleme dhe kërkon pikë edhe kur luan jashtë fushe. Megjithatë, për ne nuk ka rrugë tjetër dhe do të kërkojmë vetëm një rezultat, fitoren, me lojë bindëse dhe rezultat. Ka ardhur më në fund momenti i kthesës së Bylisit, i kthesës që më vonë duhet të sjellë patjetër rezultate pozitive në vazhdimësi,” – shton Kule. Lushnja do të jetë mysafire në “Adush Muça” ditën e diel, atje ku skuadra mallakastriote do të ngrejë “pusinë” e radhës për të marrë tripikëshin e parë dhe për t’i dhënë fund “agjërimit” prej tri javësh shterpësisë së këtij kampionati.

Kategori: Uncategorized

0 responses so far ↓

  • There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.

Lini një Koment