Blog i KS Lushnja > Miresevini LUSHNJA WARRIORS

Bylisi në kërkim të pikëve të para

Shtator 20, 2008 · Lini një Koment

ylisi ende pa asnjë trajner zyrtar (në bankinë do të ulet Dashnor Dume)
i ka të gjitha mundësitë kundër Lushnjës (së ardhur nga Kategoria e
Parë) të marrë pikët e para në Kategorinë Superiore.

Tri
humbje në po aq ndeshje provokuan edhe dorëheqjen e trajnerit të njohur
Faruk Sejdini. Dy ekipet kanë njohje të vjetër pasi që të dyja luanin
një sezon më parë një kategori më poshtë e java e fundit midis tyre
kishte edhe një notë “fqinjësh”.

Lushnja vjen pas fitores 2-1
me Flamurtarin dhe një humbje në transfertë nuk do të ishte një dramë.
Dy ekipet për herë të fundit kundër njëri-tjetrit në Kategorinë
Superiore kanë luajtur në sezonin 2002-2003, por ishte Lushnja që fitoi
atëherë në Ballsh me rezultatin 3-1.

Në tetë takimet e fundit
nga sezoni 1999-2000, dy skuadrat kanë një ekulibër të plotë: nga 2
fitore secila e 4 barazime. Golat: 13-11 për Lushnjën.

BYLIS-LUSHNJA

Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh

21.09.2008, Ora 16:00

Gjyqtar: Kridens Meta (Tiranë)

Bilanci: 13 ndeshje; 6 fitore Bylis, 4 barazime, 3 fitore Lushnja. Golat: 20-17

Fitorja e fundit e Bylisit: 3-1, 14.04.2001

Barazimi i fundit: 1-1, 09.09.2002

Fitorja e fundit e Lushnjës: 3-1, 19.04.2003

Kategori: Uncategorized

0 responses so far ↓

  • There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.

Lini një Koment