Blog i KS Lushnja > Miresevini LUSHNJA WARRIORS

Lajme nga ekipi.

Tetor 8, 2008 · Lini një Koment

Ndërhyn ish ambasadori, portieri i Lushnjes drejt Ferencvaroshit 8 Tetor   Portjeri i Lushnjes, Mikel Spaho, është një siguri e madhe për portën verdhëjeshile. Një pjesë e suksesit të tij, është e hungarezit Shandor Szabo, dikur një trainer në fushë, sot një trajner në distancë për portierin 26 vjeçar. “I ndjek udhëzimet e tij dhe kontaktet i mbaj të vazhdueshme, sepse e ardhmja ime mund të jetë Ferencvarosh. Tani që po afron ndeshje me Hungarinë, Shandor po më ngacmon, por unë i kam bërë mesazhin tim: Ndeshjado të përfundojë 1-1”. Më tej portieri i Lushnjës përgëzoi shokët e tij të skuadrës, për takimin e fundit në Peqin. “Ndaj Shkumbinit pashë 14 heronjë në fushë. Luajtëm në një “moçal”, kundër një kundështari që vetëm godiste me shkelma dhe në fund bëmë shfaqen më të mirë”, tha Spaho.

Hasalla Pas dy ditëve pushim verdhëjeshilët kanë dalë në terrenin stërvitor, ku do të shfrytëzojnë periudhën e pushimit, për të riparuar difektet e përsëritura në javët e para të kampionatit. “Fitorja në Peqin – thotë Hasalla  do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin, që në këtë periudhë pushimi të bëjë maksimumin, për përsosmërinë e gjithçkaje që është e mundur. Bëmë një ndeshje të madhe në Peqin. Luftë me terenin, luftë me kundështarin dhe luftë nervash me gjyqtarët. Mendoj se lufta jonë duhet të vazhdojë. Personalisht, kam bërë një ndeshje të mirë në Peqin, por do të punoj me mesfushorët, që manovra në të majtë të arrijë maksimumin e mundshëm. Dua të marr më shumë gjëra përsipër dhe të hedh sa më shumë topa në zonë nga e majta”, u shpreh veterani i verdhëjeshilëve Blerim Hasalla.

Kampionati Kombetar i Futbollit – Kategoria Superiore

Shiu dhe një veteran,Peqini përmbytet i tëri

Shkumbini – Lushnja 1-2

Shënues: Turdiu 16’(11m) / Bubeqi 45 G.Çela 75(11m) E shtunë 4 tetor 2008, ora 15:00 në fushën sportive të Peqinit Shkumbini: Llani, Pashja, Shameti, Gallo, Grami, Turdiu, Byzhyti (Gërxho 73’), Shenaj, Delijovski, (Dervishi 30’) Nora, Rizvanolli. Trajner: G. Magani Lushnja: Spaho, E.Çela, Xhafa, Hasalla, P.Arbri (Dhima 66), G.Çela, G.Arbri (Topi 70), Koreshi (Sekseri 32), Bubeqi, K.Arbri Bokotola Trajner: S.Malko Gjyqtarë: B. Pashaj, S. Lamçja D. Agarai

Fusha e Peqinit nuk është e pathyeshme. E ka vërtetuar dje Lushnja, e cila ka prishur “virgjërinë” e shtëpisë së Shkumbinit. E gjithë paraditja e së shtunës ka patur një mot të mirë në qytetin e Peqinit mirëpo në 30 minutat e para të saj ka filluar një shi i rrëmbyeshëm, të cilin arritën ta shfrytëzojnë më së miri lojtarët lushnjarë. Pjesa e parë e takimit ka nisur me një rast të miqve me anë të organizatrit të tyre Bokotola, por Llani tregohet i vëmendshëm. Pas saj janë peqinasit të cilët e kërkuan me cdo kusht golin dhe në minutën e 15të, Shenaj arrin të marrë një 11m të cilin Erald Turdiu e ka kthyer në gol. Mirëpo ky gol i shënuar u duk se ndikoi negativisht për peqinasit të cilët e menduan si të mbyllur takimin duke e ulur mjaft tempin e lojës. Mesi i pjesës së parë korespondon me një shi të rrëmbyeshëm, i cili e rëndoi shumë fushën dhe nuk i lejoi lojtarët e të dyja ekipeve të shprehnin vlerat e tyre. Kjo i detyroi të dy teknikët të këshillojnë lojtarët e tyre të luajnë me topa të gjatë ku në njërin prej tyre, atë të minutës së fundit, ish sulmuesi i Shkumbinit Dorian Bubeqi, përfiton dhe i vetëm përballë Llanit, godet duke barazuar takimin. Me fillimin e pjesës së dytë u duk se peqinasit do të reflektonin me lojën e tyre dhe do të kthenin rezultatin por në minutën e 66 të mesfushori Turdiu, shënuesi i golit të vetëm të peqinasve ka marrë një karton të kuq duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Edhe pse me një forcë mangët, peqinasit nuk i reshtën sulmet në portën e miqve, por ishte e qartë se mungonte lojtari gol, ai që duhet të shtynte topin në rrjetë. Peqinasit disa herë u gjendën në pozicione të mira përballë Spahos por gjuajtjet ishin për t’u harruar. Nga ana e tyre lushnjarët menduan edhe për kundërsulmin ku në njërin prej tyre arritën që me anë të sulmuesit të tyre Bubeqi të marrin edhe një 11m, të cilin e ka kthyer në gol një ish futbollist tjetër peqinas, kapiteni lushnjar G.Cela. Ky gol vulosi edhe rezultatin e takimit në Peqin. Vetë tifozët, përveç se kanë duruar shiun e rrëmbyeshëm të pasdites, kanë marrë një dush të ftohtë nga miqtë lushnjarë për t’u treguar më së shumti se fitorja u takon atyre që japin në fushën e lojës më të mirën dhe janë rezultativë. Në fundin e takimit peqinasit e kishin të vështirë të gjenin kaq shpejt arsyet e kësaj humbje dhe fajtorët direct. Për këtë arsye tekniku Magani ka bërë më të vështirën dhe të pazakonshmen, teksa nuk ka pranuar të prononcohet për mediat e shumta sportive. Kjo humbje jo vetëm që prishi “virgjërinë” e fushës së Peqinit, por i detyroi këta të fundit ta shohin veten disa shkallë më poshtë në renditje. Dhe lamtumirë vendit të dytë

Si radhë herë asnjë nga trajnerët nuk ka pranuar të prononcohet në fundin e takimit

Sikurse edhe në takime të tjera në Peqin atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme e shoqëruar me fishekzjarre dhe bori të shumta tifozësh. Por jo për të gjithë ndeshjen Në fillimin e takimit tribuna e stadiumit ka qenë e bllokuar për shkak të rikonstruksioneve që po kryhen në të por në fundin e pjesës së parë ajo u hap për të strehuar tifozët e shumtë që u grumbulluan aty për shkak të shiut të madh që filloi pas minutës së 30﷓të. Penalltia e akorduar nga kryesori Pashai ka qenë i pari për peqinasit në këtë kampionat. Penalltia e dhënë në Peqin për Apoloninë ka qenë gjithashtu e para kundër për Shkumbinin në shtëpinë e vet. Dorian Bubeqi nuk ka festuar pas shënimit të golit të barazimit duke respektuar kështu tifozërinë peqinase si një ish﷓lojtar i këtij ekipi Presidenti Ismaili është larguar nga tribuna menjëherë pas shënimit të golit të dytë të lushnjarëve dhe nuk është parë më në stadium.

Malko: Askush s’mund të hedhë baltë mbi Lushnjën

rajneri lushnjar Sajmir Malko nuk e quan rastësi fitoren e ekipit të tij në PeqinLushnjarët i janë gëzuar tripikëshit të parë në transfertë, kur në ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit, kanë dalë fitimtarë nga fusha sportive e Peqinit, ku mposhtën Shkumbinin me rezultatin 2 – 1.
Takimi në të shumtën e tij u zhvillua nën reshjet e dendura të shiut, por gjithsesi lushnjarët arritën të bindin në lojë dhe në rezultat. Fillimisht ishin vendësit, që pas një faulli të shkaktuar nga mbrojtja lushnjare, morën një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Turdiu. Pavarësisht se deri në ato momente të lojës të dy ekipet po luanin si të barabarta në fushë, goli i mobilizoi më tej lushnjarët, të cilët edhe pse në një fushë të vështirë, ku nuk fitonte asnjë skuadër prej dy vjetësh, arrijnë të gjejnë golin e barazimit në fund të pjesës së parë. Lushnjarët iu përgjigjën grintës së peqinasve me grintë dhe dëshirë për të bërë më të mirën. Kjo dha rezultat, kur Gentian Çela nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë së fituar nga Fatjon Topi, i rrëzuar në zonë. Pasuan mjaft aksione të vendësve, por lushnjarët u treguan të aftë të zbrapsin të gjitha tentativat për barazim, duke shfrytëzuar edhe hapësirat që linin futbollistët e Shkumbinit në prapavijë. Ekipi lushnjar ka treguar me të vërtetë vlerat e tij, duke marrë tri pikë të para për këtë sezon jashtë fushës së tij dhe pikërisht me një ekip që nuk fal kollaj. Trajneri lushnjar Sajmir Malko, në lidhje me takimin e ditës së shtunë, ku futbolistët e tij arritën të përmbysnin disavantazhin e krijuar ndaj tyre, u shpreh: “Sigurisht që jemi të gjithë të gëzuar nga kjo fitore e arritur me meritë. Thjesht çuditem kur kjo konsiderohet surprizë. Në të gjitha ndeshjet ne kemi luajtur për tri pikë. Rezultatet dukeshin që nuk do të vononin dhe erdhën. Ne jemi të bindur te grupi i futbollistëve që kemi në dispozicion dhe them se ekipin e kishim karikuar siç duhet për këtë takim, ku nuk mungoi dalja në pah e aftësive të tyre. U ndëshkuam mjaft shpejt me gol, por djemtë treguan karakter dhe ditën të reagojnë. Fillimisht barazuam dhe më tej në pjesën e dytë përmbysëm gjithçka në favorin tonë me një lojë bindëse. Shfrytëzuam më së miri dhe epërsinë numerike dhe u treguam të qetë, madje mund të them se me pak kujdes mund ta kishim trefishuar rezultatin.” Në fakt, ka qenë një javë përgatitjesh që sollën një rezultat të tillë, kur lushnjarët vuanin për rezultat, pasi loja e tyre ka ardhur në ngritje nga java në javë. “U munduam të rikuperonim repartet që na çalonin dhe sigurisht futbollistët që hodhëm në fushë dhanë më të mirën e tyre. Terreni ishte i vështirë dhe kundërshtari përdori goditjet standarde për të na ndëshkuar, por të gjithë futbollistët treguan përqëndrim gjatë gjithë lojës duke dominuar mbi kundërshtarin në të gjitha aspektet, sidomos në aspektin fizik. Ashtu siç mund të kishim shënuar në fund të lojës me kundërsulm, ashtu mund të kishte shënuar edhe kundërshtari. Ne e merituam fitoren dhe askush nuk mund të hedhë baltë mbi djersën tonë,” – e ka mbyllur prononcimin e tij numri një i stolit lushnjar, Sajmir Malko. Sakaq, mësohet se futbolllistët janë lënë pushim sot, ashtu si edhe ditën e diel. Përgatitjet për takimin e radhës do të fillojnë të martën, duke parë edhe ndërprerjen e kampionatit kombëtar për dy javë.

Keto jane lajmet e fundit nga ekipi!

Per cdo paqartesi ose info kontaktoni me administratorin e ketij siti ose ne kslushnja.webs.com  ju faleminderit!Stafi i Lushnja WARRIORS!

Kategori: Uncategorized

0 responses so far ↓

  • There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.

Lini një Koment