Blog i KS Lushnja > Miresevini LUSHNJA WARRIORS

Lajme

Futboll

Tërbohet Gjika, “peng” vlonjatët pas disfatës
16 Shtator   Pas ndeshjes me Lushnjen, ku vlonjatët kanë pësuar humbjen e dytë rradhazi, askush nuk e mendonte se skuadra vlonjate do të organizonte analizën e humbjes, pikërisht të dielën në mbrëmje. Ka ndodhur kështu, pas një urdhëri të lëshuar nga kryebashkiaku Gjika, i cili në kulmin e mërzitjes ka dashur të komunikojë menjëherë me skuadrën, pas humbjes në Lushnje. Dhe si rrallë herë, gjatë kthimit për në Vlorë, autobuzi i futbollistëve nuk është ndalur në asnjë vend, por ka qëndruar vetëm përpara derës së stadiumit “Flamurtari”. Më pas, kryebashkiaku Gjika ka folur me tone të ashpra ndaj lojtarëve që nuk dhanë maksimumin e tyre në takimin e “Roza Haxhiut”. Duhet thënë se ishte një mbledhje monolog. Askush nuk ka replikuar me Gjikën, pasi ishin të ndërgjegjshëm, që zhvilluan një ndeshje për t’u harruar. Në këtë mbledhje analizë, që ka zgjatur pak më shumë se një orë, nuk kanë munguar dhe gjobat për futbollistët që të djelën në Lushnje, bënë indiferentin. Edhe pse shifrat e gjobës nuk bëhen të publike, dihet se askush nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi. Por, si të mos mjaftonte kjo analizë e ditës së diel edhe dje paradite, përpara se skuadra të dilte në stërvitjen e rradhës është kryer dhe një tjetër analize e veçante nga drejtuesit e skuadrës. Ndërkohë, trajneri Kovaçiç, që siç duket është votëbesuar për të vazhduar punën me skuadrën, është mjaftuar vetem me fjalët, se kjo humbje është e vështirë të kapërdihet. Por nga ana tjetër, një tjeter masë që ka menduar të japë stafi teknik për futbollistët, është se e gjithë skuadra do të stërvitet pa kryer asnjë ditë pushim. Madje nga burime të brendshme, mësohet se programi i hartuar për këtë jave, do të ketë në përgjithësi nga dy seanca në ditë. Kështu një humbje mund të jetë veçanërisht e dhimbshme për skuadrën. Gjobë, moral dhe shumë punë gjatë javës

Osmani: “E keqja e Partizanit është trajneri Lika”

16 Shtator   Tefik Osmani ka fituar debin e parë me fanelën bardheblu dhe ndjehet shumë krenar për atë që ka dhënë në fushën e lojës. “Mbi të gjitha sepse unë jam njeriu fat në derbi. Partizani vitin e shkuar nuk humbi asnjë derbi me mua, madje fitoi 7 pikë. Këtë radhë i takon Tiranës të gëzojë”. Osmani ka më shumë për Partizanin sesa për Tiranën.

Partizani – si një ish Osmani e ka të vështirë të flasë pak për skuadrën e kuqe. “Partizani i vitit të shkuar mendoj se ishte një ndër skuadrat më të mira të krijuara në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri. Por sigurisht që fakti që nuk morëm titullin kampion e ka një fajtor. Unë mendoj se trajnerët shqiptarë nuk janë të zotë që të tregohen dinjitozë. Jo të gjithë, sigurisht. Lika përshembull ishte ai trajner, i cili na merrte në telefon 7 herë në ditë përpara se të vinim te Partizani, dhe kur iku gjysma e skuadrës nuk mori qoftë edhe njërin që t’i thonte: më falni se unë nuk kam se çfarë bëj. Dëgjova Sejdinin që dha dorëheqjen se humbi tre ndeshje dhe kjo është shenjë karakteri. Lika humbi titullin në ditën e fundit dhe dorëheqjen nuk e dha. Trajnerët e huaj në këtë drejtim janë më të pastër dhe prandaj e vlerësoj dhe trjanerin aktual të Tiranës. Lika është fajtor që lojtarët u larguan nga Partizani dhe këtë e dinë të gjithë. Sigurisht që ndoshta edhe presidenca nuk i ka menaxhuar mirë situatat, por ama ndonjëherë Xhani duhet kuptuar, sepse ka dhjetë vite që vetëm hedh lekë dhe ndonjë edhe nxitohet dhe me të drejtë pasi ka shumë presion. Ndërkohë që trajneri Lika duhet të ketë kurajon që t’i gjejë ndonjëherë gabimet edhe te vetja. Është tipike nga ana e tij kjo që po ndodh mbrapa derbit. Merret me moviolën dhe me gjykimin ndërkohë që duhet më parë të shohë veten. Unë nuk kam parë ndonjë trajner shqiptar, përfshi edhe Likën, që të dalë pas ndeshjes e të thotë: gabova unë. Gjithnjë merren me gjyqtarin”.

Tirana – Osmani tregon se Tirana është një hap i rëndësishëm i karrierës së tij. “Falënderoj Halilin, presidentin e skuadrës, i cili insistoi të blente kartonin tim. Kam tri vite kontratë dhe dua ta respektoj deri në fund e pse jo ta vijojmë edhe më tej bashkëpunimin. Gjithashtu përshëndes tifozët e Tiranës, që si mua, ashtu edhe Devollin dhe Muzakën na mbështetën, pavarësisht se kishim një të shkuar të kuqe”.

Futboll
Lika: “Pyeteni Osmanin, kush e çoi në përfaqësuese?!”
16 Shtator   Hasan Lika pasi ka dëgjuar Osmanin të nxjerrë vrer kundër ish trajnerit të tij, ka vendosur të përgjigjet. “Përgjithësisht lojtari asnjëherë nuk është në nvielin e trajnerit. Në t- gjitha drejtimet, dhe kjo është e kuptueshme. Diferenca ndërmjet futbollistëve shqiptarë dhe atyre të huaj është se futbollistët shqiptarë nuk e kuptojnë këtë gjë. Në mos të gjithë një pjesën e tyre. Kështu që çfarë do të thotë Osmani nuk përbën ndonjë interes. Pikëpamja e tij nuk mund të jetë e njëjtë me timen sepse jemi shumë larg. Në rastin konkret mendoj që Osmani duhet të pyesë veten kush ka qenë nxitësi kryesor që ai të shkojë në përfaqësuese? Pra do të thtoë që kam nuhatje dhe nuk qenkam trajner kaq i dobët. Osmani futbollist është bërë vetë dhe nuk e kam bërë unë, por ndonjëherë njerëzit duhet të jenë mirënjohës për atë që e stimulon më shumë. Ajo që më habit te Osmani është fakti që është një futbollist i talentuar dhe gjithnjë në rritje. Çfarë nevoje ka të merret me fjalë dhe të ulet nëpër tryeza me presidentë e të shajë trajnerët? Kjo nuk është etikë, pastaj nuk është as e moralshme. Kjo tregon një problem në karakter. Osmani duhet të ulë kokën dhe të punojë, sepse kështu fiton më shumë respekt. Pastaj nuk ka fare sens që lavdëron trajnerin e Tiranës vetëm sepse tani po punon te Tirana. Nëse Osmani qenka kaq i bindur për nvielin tim profesional pse në një vit punë nuk ka dalë ndonjëherë në Tv t’i thotë këto gjëra. Ai që është burrë, është burrë gjithnjë. Nejse unë nuk besoj se ia vlen shumë të merresh. Osmani duhet të kuptojë se futoblli evropian funksionon ndryshe, sepse kam mësuar që synon Evropën. Në të gjithë kontinentin institucioni i trajnerit është shumë shkallë më lart se i lojtarit dhe kështu ka për të qenë gjithnjë”. Lika më pas flet edhe për Partizanin: “Është e vërtetë që ne kemi probleme sepse jemi një skuadër e ndërtuar së fundmi. Kemi bërë një pjesë të dytë të dobët me Vllazninë por kemi reflektuar në pjesën e dytë kundër Tiranës. Nga kjo duhet ta nisim. Tre lojtarët e rinj duhet të marrin pak kohë në dispozicion për t’u përshtatur. Unë pashë gjëra pozitive. Për më tepër po luanim ndaj një skuadre të fortë si Tirana”.

Futboll
“Gjyqtari e bëri hapur,ishte _tifoz’ i Tiranës”
16 Shtator   Hasan Lika megjithëse kanë kaluar disa orë nga përfundimi i derbit vazhdon të jetë i bindur për faktin që gjyqtari kondicionoi jo vetëm rezultatin e ndeshjes por gjithashtu bëri të pamundur që kjo sfidë e rëndësishme të shëmtohej. “Gjyqtari nuk përdori të njëjtat standarte vlerësimi dhe kjo ishte evidente. Më lind plotësisht e drejta të mendoj që gjërat i ka bërë me qëllim, por edhe sikur unë mos mendoj kështu mbetet fakt që ndeshja u kondicionua nga ai”. Më pas Lika shton: “Po ju them një detaj, që mund të mos e keni parë. Ka qenë një moment që Osmani ka kapur lehtë prej bluze Ngjelën në zonën e vogël të Tiranës. Normalisht në një rast të tillë duhet të jepte penallti. Ishte prishje ekuilibri. Pastaj ishin dy kartona të kuq për lojtarët e Tiranës ku gjyqtari nuk zbatoi rregulloren. Ndërkohë që jemi të gjithë në një mendje që goli i Tiranës ishte i parregullt. Ndeshja madje ka përfunduar 1 minutë përpara se të bëheshin tre minutat. Edhe në rastin e Kalarit, mendoj se gjyqtari ka gabuar në rregullore. Pasi mori një të verdhë, në rastin e të verdhës ai i nxorri të kuqe direkte. Tani më thoni: ishte e verdhë e dytë, apo e kuqe direkte. Sepse edhe nëse është kështu ka të bëjë n﷓_otokoll. Nëse ka marrë direkt karton të kuq lojtarit tonë i regjistrohet edhe e verdha e mëparshme. Megjithatë këto janë të mjaftueshme për të treguar se gjyqtari ishte plotësisht pro Tiranës. Dhe nuk mund të thuash që ishte një gjyqtar që gabon. Kemi parë raste kur gjyqtari ka gabuar, por e ka bërë njësoj për të dyja ekipet. Si ka mundësi që gjyqtari me Tiranën ishte perfekt e me ne gabonte?!”.

Futboll
Partizani, letër FSHF-së:”Pezë-ziu” u tall me ne
16 Shtator   Drejtuesit e Partizanit me anë të një letre të dërguar dje në FSHF kanë kërkuar ndëshkimin maksimal për gjyqtarin Peza dhe paraqitjen e tij në derbi. “Pezë﷓ziu u tall pa pikë mëshirë me ne. Sikur të mos mjaftonin të gjitha ai preku organet gjenitale duke ja treguar tifozëve tanë. Ky është një turp”.

Futboll
Fortuzi nga pankina: Nuk I vodhëm asgjë Partizanit
16 Shtator   Indrit Fortuzi është i bindur se kjo mund të mos jetë Tirana më e mirë e mundshme, megjithatë një fitore në derbi është gjithnjë e vështirë dhe në ndeshje të tilla edhe lojtarët nuk mund të shpalosin vlerat e tyre. “Derbi ka gjithnjë emocione. Nuk ka ndeshje të bukura, ka ndeshje me tension. Kështu ka qenë dhe do të jetë. Unë mendoj se Tirana e dominoi gjithë takimin, pavarësisht se gjërat u komplikuan qoftë edhe për një rezistencë interesante të Partizanit. Unë them që goli duhet të kishte ardhur më shpejt dhe ndeshja duhet të ishte mbyllur në pjesën e parë. Në këtë kontest pretendimet për arbitrin, më duken të pakuptimta. Në fund fitoi skuadra më e mirë”.Më pas Fortuzi flet edhe për ecurinë e Tiranës gjatë këtyre javëve. “Besoj se skuadra do të dalë shumë shpejt edhe te loja. Në tri javët e para e rëndësishme është që kemi marrë pikët e duhura dhe kjo gjë na motivon më shumë ne si skuadër. Muzaka luajti mirë në pjesën e dytë dhe për të është bërë një investim i madh të cilin duhet ta justifikojë”.

Futboll
Një talent dhe një venezuelian,ka “new entry” te Elbasani
16 Shtator   Vjen nga skuadra e të rinjve por ka që tani “arrogancën” e një lojtari të rëndësishëm. Futbollisti i ri elbasanas Hyshmeri, që është emri më tingëllues i këtij fillim sezoni te skuadra verdheblu ka detyruar Josën të lërë në stol futbollistë të rëndësishëm të Elbasanit, vetëm që ti bëjë një vend atij.

Vetë trajneri i Elbasanit, i cili ka shpallur synimin që të fusë në fushë vetëm lojtarët që kanë paraqitur gjendjen më të mirë gjatë javës stërvitore, thotë. “Kundër Bylisit, Hyshmeri luajti se e meritoi të luante”. Josa për mefushorin e ri që u dallua në ndeshjen e së dielës ndaj ballshiotëve, shton: “Mesfushori Fagu, që pas ndeshjes me Flamurtarin, është dëmtuar në stërvitje me kombëtaren Shpresa. Ndaj, menduam që të aktivizojmë Hyshmerin. Megjithëse nuk më pëlqen të përmend emra futbollistësh të vecantë, më duhet të them që ai e bëri mirë detyrën që i’u ngarkua. Kështu do të luajë çdo futbollist tjetër që do ta meritojë, sepse skuadra jonë ka 23 futbollistë. Do të luajnë 11 prej tyre, por të tjerët do të jenë të gatshëm për momentin që i duhet skuadrës”.

Futboll
Stol ndërkombëtar te Dinamo
16 Shtator   Pllumb Jusufi, edhe pse ka qenë titullar në dy ndeshjet e para të kampionatit, kur, së bashku me Superkupën e Shqipërisë, bëhen tre, në Kavajë ka luajtur si zëvëndësues. Madje tashmë që ka ardhur dhe Haliloviç, i cili luan në pozicionin e mesfushorit të djathtë, ashtu siç luan dhe Jusufi, për shqiptarin nga Kroacia është rritur konkurrenca. Por Jusufi nuk e sheh me problem mungesën e të aktivizuarit si titullar i formacionit dinamovit. “Së pari – thotë Jusufi – më duhet t’iu them që trajneri Daliç, edhe duke e ditur që unë nuk jam stërvitur në dy ditët e para të javës së kaluar, kur dhe kam qenë i helmuar, e kishte parë të arsyeshme që të hyja në pjesën e dytë. Ideja e trajnerit ishte që, së bashku me Ferrën, të hyja në 45 minutat e dyta, kur vendasit do të ishin të lodhur. Por nuk ishte fati im që të jepja më të mirën time”. Dhe në fakt, Jusufi ka dalë nga loja i dëmtuar në gjurin e djathtë, kur dhe dje ka qenë i fashuar, kurse mjeku Rexha i ka dhënë disa kura për t’i bërë në shtëpi. “Eshtë një dëmtim mes gjurit dhe muskulit, por që nuk ka patur nevojë për grafi. Po ju them që dy ditë më duhet të qëndroj pushim dhe më pas do të jem i gatshëm për stërvitje normale në skuadër”. Sa për Haliloviçin, Jusufi deklaron se mëson prej tij. “Ne jemi shokë brenda skuadrës dhe kemi ardhur që të japim më të mirën për këtë Dinamo. Haliloviç ka më shumë përvojë për mua dhe unë mësoj prej tij. Kështu që nuk ka xhelozi përse aktivizohet ai dhe jo unë. Shumë shpejt secili do të ketë pozicionin e tij në fushën e lojës”, ka theksuar Jusufi

Mesfushori trembet nga ashpërsia – Jusufi duket se e ka problem të aktivizuarin jashtë Tiranës. “Siç e shihni unë jam dëmtuar. Dhe më duhet të them se një ashpërsi e tillë do të jetë dhe në transfertat e tilla. Jemi kampion në fuqi dhe të gjithë kanë dëshirë dhe të na mundin, por dhe të na gjymtojnë, paçka se me këto këmbë ne hamë bukë. Megjithatë në Kavajë na mungoi vetëm goli”. Sa për sfidën me verdheblutë, kur Elbasani, së bashku me Vllazninë e Tiranën, janë kryesue të këtij kampionati, Jusufi ka mendimin se do të jetë një sfidë e vështirë. “Duhet t’iu bëj të ditur se ne do të hymë në fushën e lojës për të fituar. Kemi lënë katër pikë në tre ndeshje, sepse në Kavajë duhet të kishim fituar. Dhe tni na duhet të rekuperojmë pikët e humbura”, ka përfunduar Jusufi

Futboll
Vllaznia në krye me dy lëvizje
16 Shtator   Në mbrëmjen e së dielës, kur gjyqtari lushnjar i kolegjumit të Durrësit, Mentor Sopjani vërshëlleu për fundin e takimit Vllaznia﷓Apolonia, vendasit e ripanë veten në vendin e parë, në tabelën e klasifikimit dhe tashmë besojnë se munden ta mbajnë këtë pozicion deri në fund të kampionatit. E përpos kësaj, një tjetër tabelë, ajo e listës së golashënuesve më të mirë të kampionatit, ka në krye një futbollist të Vllaznisë, korçarin Paulin Dhëmbi, që pranë ka me vetëm një gol më pak, “pronarin” e këpucëve të arta, Vioresin Sinani. Një sinjal ishte dhënë edhe më parë, me kalimin e turit të parë të Kupës UEFA, përballë sllovenëve të Koperit, por vazhdoi me një “tronditje” në dështimet e superkupës ndaj Dinamos dhe disi edhe me humbjet e thella me Napolin. Sidoqoftë, sfidat e njëpasnjëshme me dy rivalët pretendentë Tirana dhe Partizani dhe së fundmi edhe me Apoloninë, janë një tregues mjaft kuptimplotë i forcës së skuadrës kuqeblu.

Skuadra nuk e ka ndjerë edhe aq largimin e treshes që shkëlqeu vitin e kaluar te Vllaznia dhe që po e bëjnë këtë edhe te Haxhetepe në Turqi. Bëhet fjalë për Telin, Likën e Sukajn. Në vend të tyre kanë mbërritur, Bashiq, Dhëmbi dhe Boadu. Lojtarë të cilët kanë dhënë garanci me lojën e tyre. Sidomos Dhëmbi, i cili është edhe kryegolashënuesi i kampionatit. Një element tjetër është padyshim trajneri Canaj. Në futbollin e sotëm asgjë nuk ndodh rastësisht. Nuk është gjithashtu rastësi që dy vitet e fundit Canaj i ka kaluar me skuadrat e tij në krye të kampionatit. Vetëm një klub shqiptar mund të shkarkojë trajnerin e tij kur ky i fundit ndodhet në krye të kampionatit. Për këtë arsye Canajt i është mohuar një titull vitin e kaluar, të cilin ai padiskutim që do ta kishte fituar. Për këtë, por edhe për të gjitha provat që ka dhënë në kampionatin shqiptar, Canaj është një siguri për stolin e Vllaznisë.

Natyrisht që një moment i tillë pozitiv nuk ka kaluar pa u ndjerë edhe në opinionin sportiv shkodran, i cili është gjallëruar së tepërmi, duke besuar se ka një skuadër potente dhe të denjë për të pretenduar fitimin e titullit kampion. Edhe pse në përballjen me fierakët e Apolonisë, pritnin një ritëm më të lartë loje, fitorja 3﷓1 nuk mund të paragjykohet. Gjithsesi, ky është vetëm fillimi dhe për ta vertetuar se janë të tillë, kuqeblutë duhet të japin prova të tjera në ndeshjet në vazhdim, ku pengesa më e afërt është transferta në Vlorë me Flamurtari. Tashmë është vërtetë e rëndësishme një fitore, pasi flitet për një transfertë të vështirë dhe që do të garantojë forcën e skuadrës.

Lini një Koment

0 responses so far ↓

  • There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.

Lini një Koment