Blog i KS Lushnja > Miresevini LUSHNJA WARRIORS

PESHENGRITJE: ERKAND QERIMAJ KAMPION EUROPE, FITON TRE MEDALJE ARI

Shtator 19, 2008 · Lini një Koment

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj fitoi të premten në mesditë tre medalje të arta gjatë garave të kampionatit evropian të peshëngritjes për të rinj dhe të reja që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.
Peshëngritësi shkodran garoi në peshën deri 77 kg së bashku me 18 sportistë të tjerë nga vende të ndryshme të Evropës duke u shpallur kampion i kontinentit në dygarësh, me 336 kg gjithsej. Ai la pas peshëngritësin Andreu Molchanov nga Rusia me 332 kg dhe Aghasian Agasi nga Armenia me 327 kg.
Erkand Qerimaj është gjithashtu fitues i medaljes së artë në stilin e shkëputjes me 151 kg, ndërsa medaljen e argjendtë dhe të bronxtë i fituan përkatësisht Kazmir Fitsner nga Bjellorusia me 151 kg dhe Andrey Molchanov nga Rusia me 150 kg.
Në stilin e shtytjes Qerimaj u shpall fitues i vendit të parë, pasi ngriti në provën e dytë 185 kg, ndërsa nuk arriti të ngrejë mbi shpatulla shtangën me peshën prej 190 kg. Në vendin e dytë dhe të tretë në stilin e shtytjes u renditën Andrey Molchanov, me 182 kg dhe Semih Gacci nga Turqia me të njëjtën peshë.
Dhjetëra sportdashës nga Shkodra iu bashkuan entuziazmit të sportdashësve durrsakë në shkallët e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit gjatë garës dhe ceremonisë përmbyllëse të garës deri në 77 kg për meshkuj. Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi dhe ish-shtangisti kampion Asim Belinova u kanë dorëzuar medaljet fituesve të këtij evenimenti.

→ Leave a CommentKategori: Uncategorized

Renditja

Shtator 19, 2008 · Lini një Koment

Kat. Superiore
Vllaznia 7
Tirana 7
Elbasani 7
Shkumbini 6
Dinamo 5
Apolonia 4
Besa 4
Partizani 3
Flamurtari 3
Lushnja 3
Teuta 1
Bylis 0

→ Leave a CommentKategori: Uncategorized

Lajme nga KS LUSHNJA

Shtator 16, 2008 · Lini një Koment

  1. Lushnja çlirohet edhe psikologjikisht

    Autori: Julian Kasapi
    Data: 16/09/2008
    Version Print Version Print

Pas tri pikëve të para, trajneri dhe futbollistët lushnjarë kërkojnë të tjera tashmë

Ekipi i Lushnjës ka arritur një fitore të merituar në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Flamurtarit, fitore që është cilësuar nga të gjithë si baza për të ardhmen e ekipit, pas asaj paraqitjeje të dobët e me probleme në dy javët e para të kampionatit. Kjo fitore ka sjellë gëzim në tifozërinë lushnjare, e cila e ndoqi ekipin edhe në kushte të vështira klimaterike, por mbi të gjitha te vetë futbollistët e saj, të cilët janë çliruar nga golat dhe fitorja. Situata e kampit verdhejeshil është qetësuar pas asaj fitoreje të arritur ditën e diel në javën e tretë.

Lushnjarët janë çliruar kështu nga ana psikologjike dhe kanë arritur tri pikët e para në ligën e parë. Gëzim i ligjshëm në kampin lushnjar, që mezi e priste një paraqitje kaq dinjitoze të ekipit të vet, pavarësisht se ekipi mik vinte në këtë takim me disa futbollistë të formacionit bazë të dëmtuar dhe disa të tjerë të dënuar me kartonë. Sakaq, lushnjarët kanë nisur të hënën përgatitjet për takimin e radhës, atë të javës së katërt të superligës. Seancat stërvitore të ditës së hënë kanë pasur në stërvitje vetëm kontigjentin e futbollistëve të cilët nuk u aktivizuan në takimin e së dielës. “Ekipi ka reaguar më së miri pas dy humbjeve të para në kampionat, duke u çliruar kështu edhe nga ana psikologjike. Futbollistët ishin të motivuar për këtë fitore që arritën dhe ne si staf drejtues e kishim vlerësuar mjaft këtë takim. Kundërshtarin e kishim vlerësuar në masën e duhur, pasi kishim parë ndeshjet e para të luajtura prej tij. U munduam ta përshtasnim ekipin në mënyrë të tillë që të kishim efikasitet dhe kjo doli një skemë e duhur. Pati një moment neglizhence pas shënimit të golit të dytë dhe kjo na ndëshkoi me një gol. Nëse gjendja do të ishte kontrolluar me gjakftohtësi në ato momente, nuk do të kishim pësuar gol, i cili i ngarkoi futbollistët. Theksoj se në të tilla momente duhet vetëkontroll. Me ndërrimet e bëra freskuam mesfushën dhe forcuam sulmin, kjo dha golin e dytë,” – tha për gazetën “Sporti shqiptar” trajneri i verdhejeshilëve, Sajmir Malko. Takimi i radhës për kampionat, që do t’i impenjojë lushnjarët në transfertën e Ballshit, sigurisht që është vlerësuar siç duhet dhe puna ka filluar tashmë në ambientet e stadiumit “Roza Haxhiu” nga stafi lushnjar dhe futbollistët.

“Futbollistët treguan dinjitet dhe karakter në ndeshjen e kaluar dhe sigurisht që edhe për ndeshjen e radhës do të kërkojmë të njëjtën gjë. Ekipi ynë ka elementët e duhur për të gjetur edhe një rezultat të mirë në javën e ardhshme. Ndeshja me Flamurtarin mbaroi dhe ne do të shohim përpara në rrugën e kampionatit, pasi sfida të tjera na presin, për t’i dhënë Lushnjës vendin që i takon në futbollin shqiptar,” – përfundon prononcimin e tij numri një i stolit lushnjar Sajmir Malko.

Artikull i marre nga Gazeta SportiShqiptar.

→ Leave a CommentKategori: Uncategorized

Rezultatet

Shtator 16, 2008 · Lini një Koment

→ Leave a CommentKategori: Uncategorized

Miresevini

Shtator 14, 2008 · Lini një Koment

Ne kete blog do te gjeni info me te fundit nga bota e sportit dhe mbi te gjitha info per skuadren tone te zemres KS Lushnja!!!

→ Leave a CommentKategori: Uncategorized