Blog i KS Lushnja > Miresevini LUSHNJA WARRIORS

Sporti boteror

motociklizem
Dorëzohet Stoner? Rosi kampion!
19 Shtator   Dhimbja në dorën e djathtë e bën të vuajë dukatistin, që mund të tërhiqet nga katër garat e fundit

Kejsi: “Do të garoj deri sa të kem mundësi, por operacioni është i nevojshëm në këtë çast”

Drejtori i Dukatit, Supo: “Tani duket se mund të vazhdojë, por më tej nuk ka siguri”

Nëse Stoner tërhiqet që në garën e ardhshme në Motegi, Rosi bëhet kampion automatikisht

Për Kejsi Stonerin shpresat për të rikuperuar terren ndaj liderit të kampionatit Botëror, Valentino Rosi, duket se janë reduktuar në një thërrime të vogël. Dhimbja në dorën e djathtë vazhdon ta bëjë të vuajë kampionin australian të Dukatit, aq sa tashmë ajo mund ta detyrojë Kejsin të heqë dorë nga katër garat e fundit të sezonit, duke ia dhuruar përfundimisht titullin “Doktorit”, me pak më shumë avancë se sa mendohej pas fitores së fundit të fenomenit italian, në Indianapolis. Rrëzimi në garën e fundit në Indiaanapolis e rihapi frakturën, e operuar më parë edhe në vitin 2003, dhe dhimbja ishte aq e madhe saqë tashmë drejtuesit e Dukatit kanë frikë se mos Stoneri nuk dhuron dot më paraqitjet e tij maksimale në katër garat e mbetura të sezonit. Ylli i Dukatit duhet të operohet dhe kjo do të thotë se ai duhet të ndalet për disa muaj. Gara e ardhshme e sezonit 2008 është Çmimi i Madh i Japonisë në 28 shtator në Motegi dhe Stoner, siç referon vetë në faqjen zyrtare të MotoGP, pranon se operimi është ndër mundësitë më të mëdha aktualisht: “Nuk jam në maksimum, por kam dy javë për të tentuar rikuperimin. Operacioni është i mundur, por unë shpresoj të jem në gjendje ta evitoj atë, duke mbyllur sezonin 2008 sipas planit. Por nuk mendoj se do të jem në gjendje të bëj testimet në fund të sezonit, ndoshta në Valencia, dhe pse ende nuk ka asgjë të sigurt”. Ndërsa drejtori sportiv i Dukatit, Livio Supo, nuk preferon të “zbulojë kartat”: “Nëse do të vazhdojë të ketë probleme me dëmtimin, do të marrim një vendim sipas gjendjes së momentit. Do ta studiojmë situatën garë pas gare. Nëse dhimbja do të jetë e durueshme Stoneri do ta përfundojë këtë sezon, nëse jo, atëherë do të operohet para përfundimit të tij. Në këtë çast duket se ai është në gjendje të kompletojë sezonin dhe edhe nëse do të mungonte në testime për shkak të operacionit në fund të vitit ky nuk do të ishte një problem, pasi ai nuk ka nevojë për shumë prova për ta kuptuar motorin”.

ajmet nga bota
“Guardiola? Nuk kam asnjë probleme me të”
19 Shtator   Sulmuesi francez kërkon që këtë sezon të fitojë sa më shumë me fanellën e Barcelonës

Henri, “i etur” për trofe!

Kampionati për Barcelonën nuk ka filluar mirë, megjithatë në Champions League të gjithë kanë parë një skuadër ndryshe. I këtij mendimi është edhe sulmuesi francez, Tierri Henri, i cili shpreson shumë që këtë sezon të fitojë sa më shumë tituj me fanellën e skuadrës katalanase. “Jam shumë i lumtur, sepse skuadra ka arritur të vërë gjërat në vijë. Pas një fillimi të keq në kampionat, në Champions kemi treguar se jemi favoritë”. Por, në aspektin personal, Henri shpreson të bëjë më shumë: “E fillova mirë sezonin dhe pak nga pak po arrijë në formën e duhur. Për momentin jam i kënaqur, por sigurisht që duhet të bëjmë edhe më shumë”. Për sa i përket marrëdhënieve të tij me teknikun Guardiola, francezi tha: “Nuk kam asnjë problem me trajnerin. Të martën gjithashtu tentuan që të më provokonin në mënyrë që unë të flisja keq për të”. Në fund, lidhur me objektivat e sezonit, Henri tha: “Shpresoj të bëj më të mirën time, por sigurisht që dua të fitoj sa më shumë trofe me fanellën e Barcelonës. Mundësitë janë dhe ne do të provojmë të fitojmë gjithçka”.

Lajmet nga bota
Balak: Sivjet nuk i ndahemi kreut!
19 Shtator   Mesfushori i kërkon Çelsit të mos “tolerojë” në asnjë past në garën për titull

“Sfida me Junaitedin vjen në një çast shumë të hershëm të sezonit, por nëse do ta fitonim do të hidhnim një hap të rëndësishëm drejt realizimit të ambisiec tonë, fitimit të kampionatit”

Mikael Balak dëshiron që Çelsi të vazhdojë të jetë në vendin e parë të kampionatit dhe dëshiron që presioni ndaj Mançesterit të jetë akoma më i madh. Sezonin e kaluar Çelsi përfundoi në vendin e dytë në të dy kompeticionet. Skuadra e Luiz Felipe Skolarit është aktualisht në vendin e parë pa pësuar asnjë humbje, ndërkohë që Junaited është në vendin e 14 me vetëm një fitore. Me një fitore të dielën distanca në midis dy skuadrave do të shkonte në nëntë pikë, edhe se “Djajtë” kanë një ndeshje më pak. Lojtari i kombëtares gjermane e di shumë mirë rëndësinë e vendit të parë edhe pse rruga për titull është akoma shumë e gjatë. Në një intervistë ai tha: “Kjo ndeshje është shumë shpejt gjatë sezonit por kjo i jep një rëndësi vendit të parë edhe pse ka akoma shumë rrugë për të bërë. Eshtë një ndeshje e madhe dhe nëse do të fitojmë do të bëjmë një hap të rëndësishëm. Ata kanë bërë një ndeshje më pak se ne por kjo është një mundësi e mirë për të rritur distancën. Sezonin e kaluar ata morën një avantazh të madh që në fillim dhe kjo bëri që ne të mos i kapnim dot më ata. Nuk është asnjëherë e lehtë të jesh përpara dhe të ruash distancën. Gjithmonë ka ndeshje të vështira dhe kjo është një gjë normale këtu në Premiership”.

Lajmet nga bota
Barezi parashikon Milan të madh
19 Shtator   Legjenda kuqezi beson fort se klubi i tij do ta kalojë krizën që e ka përfshirë

“Pavarësisht problemeve, sezoni është ende i gjatë dhe skuadra do ta rrimarrë veten”

Legjenda e Milanit, Franko Barezi, nuk mund ta imagjinojë zhvillimin e Champions League pa klubin e tij të vjetër, por ja që duhet të mësohet me këtë realitet. 48﷓vejçari Barezi ka kaluar gjithë karreirën e tij te Milani, me të cilin ka luajtur 719 ndeshje në dy dekada. Dhe me tre tituj kupa kampionësh dhe gjashtë kampionate të fituar e ka merituar plotësisht heqjen e numrit 6 nga fanellat e skuadrës që prej tërheqjes së tij në vitin 1997. Barezi është i bindur që kuqezinjtë do të kthehen në ditët e tyre të arta, pavarësisht nisjes së vështirë që ka pasur këtë sezon. “Milani do të zhvillojë një sezon të madh”, tha Barezi. “Eshtë e vërtetë që në kampionat nuk e kemi nisur edhe aq mirë, por mendoj që sezoni është ende i gjatë dhe skuadra do ta rimarrë veten”. Barezi momentalisht është trajner i skuadrës U﷓19 të Milanit dhe e sheh me optimizëm të ardhmen e largët: “Kemi lojtarë majft të mirë të rinj dhe përfshirja e tyre do të jetë gjithnjë e më e rëndësishme, pas rregullave të rinj të UEFA﷓s që do të vendosen”.

Lajmet nga bota
Del Piero i “shënon” dhe Ranierit
19 Shtator   Pas deklaratave të trajnerit mbi mosaktivizimin e tij në kampionat, kapiteni është kundërpërgjijur me stil

“Luan ai që është në formë, përndryshe do të luante vetëm Boniperti”, pati thënë tekniku. Batuta e Aleksit: “Sa mirë që Boniperti nuk është në Champions”

Gol, kërcim me kokë poshtë dhe shumë ironi. Një “elizir” rinimi që ka pushtuar Del Pieron në fushë dhe jashtë saj. Duke filluar nga ai festim i pazakontë: “Nuk e kisha bërë kurrë, tani që Hugo Sançez e ka lënë futbollin mund ta imitoj”. Një thumb i tërthortë për Ranierin, që pasohet nga një më i drejtpërdrejtë: “Jam i qetë, sepse Boniperti nuk është i regjistruar në listën e Champions League”. Kështu i është përgjigjur kapiteni bardhezi deklaratës së Ranierit në fund të ndeshjes me Udinezen, e cila për Aleksin zgjati tre minuta. “Luan ai që është në formë, përndryshe do të luante gjithmonë Boniperti”. Por Del Piero nuk di të ndalet, pas golit të fitores ndaj Zenitit e ndien veten se mund të bëjë më shumë humor se sa duhet: “Po të vija bast 100 euro, do t’i vija për uljen time në stol në ndeshjen me Kaljarin… sepse pësova një dëmtim të vogël në gju”. Dhe më pas bëhet pak serioz: “Nuk më shqetëson të qëndroj në stol herë pas herë, le të themi shtatë e atetë ndeshje”. Duket në formë 33﷓vjeçari dhe nuk ka ndërmend që askush t’i thotë të kundërtën. Ndoshta edhe për këtë festoi në atë mënyrë. Për të treguar se mund t’i lejojë vetes kërcime të tilla. Ranieri është i paralajmëruar, Del Piero kërkon të jetë në fushë!

Lajmet nga bota
Fergi: Do vijnë dhe golat!
19 Shtator   Trajneri i Junaitedit nuk është fort i shqetësuar për fillimin e ngadaltë

“Kemi mbetur pak “thatë”, por ndeshjet e ardhshme do të na ndihmojmë që të rimarrim veten”

Sër Aleks Ferguson është i bindur se golat do të rifillojnë shpejt të vërshojnë për skuadrën etij. “Djajtë e Kuq” barazuan 0﷓0 me Vilarealin në ndeshjen e parë në grupe në Champions League, duke bërë që në pesë ndeshjet e fundit të kenë fituar vetëm një herë dhe të kenë shënuar vetëm katër gola. Me Dimitar Berbatovin jashtë loje për një dëmtim në gju, sulmi i Mançester Junaitedit nuk u duk në ditën më të mirë ndaj spanjollëve dhe shqetësimet janë rritur duke qenë se përpara e presin sfida edhe më të mëdha. Megjithatë, Fergusoni është i bindur se nuk do të kalojë shumë kohë para se Junaiteti të rifillojë të shënojë rregullisht. “Do të përmirësohemi që tani e tutje”, tha skocezi. “Kemi mbetur pak “thatë”, por ndeshjet e ardhshme do të na ndihmojmë që të rimarrim veten. Edhe sezonin e kaluar kështu shkoi. Deri kur fituam ndaj Sanderlendit nuk ishim fare në binarë. Por sapo të rifillojmë të luajmë pak më mirë, jam i sigurt që edhe golat do të vijnë”. Fergusoni ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, në të cilën u dalluan Xhoni Evans dhe Karlos Tevez ndër të tjerë. Megjithatë, për Fergusonin gjëja më e mirë e mbrëmjes ishte rikthimi i Kristiano Ronaldos para kohe. Shumë mendnonin se portugezi nuk do të pritej mirë nga tifozët pas telenovelës verore ku për pak nuk përfundoi te Junaitedi, por në fakt ndodhi ashtu si kishte parashikuar Fergi. “E prisnim që Kristiano të të përshëndetej në këtë mënyrë”, tha trajner skocez. “Ai e di që tifozët e kanë mbështetur gjithmonë, sepse ka shënuar gola të shkëlqyer dhe u ka dhuruar çaste të paharrueshme. Dhe tregon përkushtim të madh sa herë që vesh këtë fanellë”.


Kimi: Titulli? Duhet një mrekulli!
19 Shtator   Ferraristi pranon më në fund se për të mbrojtur kurorën botërore do t’i duhet më shumë se thjesht fat

“Shanset e mia për të fituar titullin janë të barabarta me ato të një rrufeje që goget dy herë në të njëjtin vend, pra thuajse zero”

21 pikë e ndajnë Kimi Raikonen për momentin nga kreu i renditjes së përgjithshme, ndërkohë që kanë mbetur vetëm katër Çmime të Mëdha deri në fund të sezonit. Ndërsa duket se ai po del gradualisht jashtë garës për titullin, kampioni në fuqi dëshiron ta marrë sa më seriozisht pjesën e mbetur të sezonit. Finlandezi nuk ka fituar më asnjë garë që në Barcelonë. Ky sezon tregoi se makina e Ferrarit në pistë të lagur nuk ka qënë shumë e sukesshme, prandaj, Raikonen shpreson që deri në fund të këtij sezoni të mos ketë shi gjatë fundjavave të garave. “Formula 1 ndonjëherë është një sport shumë i vështirë për t’u kuptuar. Ti jep maksimumin, përpiqesh, dhe në fund duket sikur nuk je aspak në drejtimin e duhur”, është shprehur Raikonen. “Ka kohë që nuk kam fituar dhe lista e garave pa asnjë pikë sa vjen e zgjatet. Në Monza për shembull, arrita ta përfundoja garën, por pa siguruar asnjë pikë. Pesë gara pa pikë, kjo është shumë”, shtoi ai më tej. “Nuk duhet të jesh Ainshtajni për të kuptuar se në këto kushte nuk mund të bëhesh kampion bote. Nuk ka marrë fund asgjë, megjithatë kemi nevojën e një mrekullie, e një vetëtime që të gjuajë dy herë në të njëjtin vend”, tha “njeriu i akullt”, i cili i uron vetes më shumë fat në garat e mbetura të sezonit. Më tej ai vuri në dukje vështirësitë e shumta që hasi në garën e Monzës, të cilën nuk e kishte parashikuar asnjëherë se do të përfundonte aq dobët. “Unë thjesht nuk munda të tregoja cilësitë e mia. Ishin shumë arsye që më penguan të fitoja më shumë vende. Megjithatë, bashkë me skuadrën besoj se do të përmirësohemi dukshëm që në fundjavën e radhës”, përfundoi Raikonen i cili së fundmi rinovoi edhe kontratën me Ferrarin.

Lini një Koment

0 responses so far ↓

  • There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.

Lini një Koment